Presidenti Begaj uron Trump për fitoren

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, Donald Trump. Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, shprehet Presidenti Begaj në mesazhin e urimit. /Telegrafi/

Read Previous

Mësohet data se kur do të rikthehet Araujo

Read Next

“Amerikanët votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit”