Miqësia e Lando Norris-it me Max Verstappen-in duket se po prek fundin mes përplasjeve të tyre të fundit në pistë, në renditje dhe përmes komenteve në media.
“Është e vështirë të ruash miqësi nëse me të vërtetë po lufton për kampionatin dhe pozitat”, tha për “formel1.de” ish-piloti i F1, Ralf Schumacher.
“Ata nuk fluturuan së bashku deri në garat e fundit, siç ndodhte zakonisht”, vuri në dukje Schumacher. “Unë as nuk jam i sigurt nëse miqësia ekziston akoma”.
Ndërsa shumë vlerësuan fitoren e Verstappen-it nga P17 në pistë në Brazil si një moment vendimtar në kampionatin e pilotëve 2024, Norris fillimisht e minimizoi arritjen, duke e quajtur atë më shumë për “fat” sesa “talent”.
Legjenda holandeze e garave, Tom Coronel nuk u pajtua, duke i thënë “De Telegraaf”: “Ky nuk ishte me të vërtetë fat, por një zgjedhje strategjike që përfshinte një rrezik që funksionoi mirë”.
Komentatori i “Ziggo Sport”, Olav Mol shkoi më tej, duke kritikuar komentet shpërfillëse të Norris-it: “Turp për ju”.
“E pashë atë fjali të turpshme dhe jo në rregull”, shtoi Mol. “Nuk kishte të bënte me fat, por ishte një fat i pastër. Më duket shumë e trishtueshme”.
“Nuk duhet të thuash që pas një paraqitjeje të tillë. Dua të them se Norris-i filloi nga pole position dhe ku mbaroi? E vetmja përgjigje që mund të jap është se nuk ishte talent”.
“Ai kurrë nuk ka përfunduar më poshtë nga pole position, kështu që nuk ka të drejtë të thotë atë që ka thënë. Nuk duhet ta etiketosh Max-in ashtu, apo dikë tjetër për këtë çështje”, theksoi ai. /Albanianpost.com