Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar përmes një statusi në median sociale “X” presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, shkruan fillimisht kryeqeveritarja italiane.
Sipas saj, Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “simotra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.
“Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President”, përmbyll reagimin e saj Meloni. /Albanianpost.com