Forcat ruse vuajtën ditën e tyre më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës, njoftoi Kievi zyrtar.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupat e Moskës humbën 1.950 persona dje, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 1.770 personash vetëm një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i humbjeve ruse është 712.610, raporton Kyiv Independent.
Këto humbje të shtuara ndodhën pasi forcat ruse rritën presionin e tyre në vijat e frontit, por edhe për shkak të fillimit të operacionit në Kursk.
Aleatët e NATO-s besojnë se qëllimi i Vladimir Putinit është të kthejë territorin e humbur në rajonin e Kurskut përpara inaugurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump, më 20 janar.
Kujtojmë se Rusia ka dislokuar 50 mijë ushtarë në rajonin e Kurskut, mes tyre edhe ushtarë nga Koreja e Veriut./Indeksonline/