Janë kompletuar ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

This photograph taken on December 7, 2020 shows the UEFA Champions League logo ahead of a training session on the eve of the UEFA Champions League group H football match between Paris Saint Germain (PSG) and Istanbul Basaksehir FK in Paris. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Tashmë janë kompletuar ndeshjet gjysmëfinale në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Dy skuadra angleze kanë siguruar plasmanin në gjysëmfinale, një spanjolle dhe një tjetër franceze.

Kësisoj skuadra më e trofeshme në këtë garë, Real Madrid do të përballet me Chelsean që ka ndryshuar për të mirë me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel.

Ndërkohë ndeshja tjetër gjysëmfinale do të jetë ajo mes dy skuadrave që kanë investuar shumë viteve të fundit.

Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City do të përballet me kampionin në fuqi të Francës dhe nënkampionin e Evropës, Paris Saint Germain.

Ndeshjet e para gjysëmfinale do të zhvillohen më 28 dhe 28 prill, derisa ato të kthimit do të zhvillohen pas një jave më 5 dhe 6 maj.

E finalja e madhe e Stambollit do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll, në stadium “Atatürk”

Read Previous

Qarkullimi i bizneseve sivjet më i mirë krahasuar me vitin 2020

Read Next

Vdes një grua dhe lëndohen 6 të tjerë në një aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë