Ministria e Mbrojtjes ruse: Ukraina na goditi me raketat me rreze të gjerë të SHBA-së

Ukraina ka lëshuar raketa të prodhuara nga SHBA në rajonin Bryansk të Rusisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pasi administrata Biden i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armët me rreze më të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë.

Në orën 3:25 të mëngjesit me orën lokale, Ukraina gjuajti gjashtë raketa balistike në një objekt në Bryansk, tha ministria, raporton CNN, transmeton Sinjali.

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi pesë nga raketat dhe një tjetër u dëmtua.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë kur Ukraina ka përdorur armët amerikane me rreze më të gjatë për të goditur objektiva brenda thellësisë së territorit rus.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të energjisë për qytetarët

Read Next

I dërguari i SHBA mbërrin në Liban ndërsa avioni izraelit godet qendrën e Bejrutit