Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit  të Republikës së Perusë, jo rezident në Shqipëri, Arturo Javier Arciniega Calderon.

Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Gjithashtu Presidenti Begaj, priti sot ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, jo rezidente në Shqipëri, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot gjithashtu edhe ambasadorin e Republikës së Koresë, jo rezident në Shqipëri, Juseong Lim, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, është e gatshme të mirëpresë një prani të investitorëve në zhvillimin e projekteve ekonomike, si në infrastrukturë, energji, inovacion dhe programe kompjuterike”. /ATSH/

Read Previous

Këmbimi valutor, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari

Read Next

Irani përballet me një censurë të re për mungesën e bashkëpunimit në takimin bërthamor të OKB-së