Masat e fundit të Qeverisë së Kosovës kanë ndikuar dukshëm edhe në procesin mësimor në Gjakovë. Por si po menaxhohet kjo situatë në shkollat e komunës së Gjakovës dhe a ka rezultuar të jetë efikas mësimi online na tregoi Neshet Këpuska, Drejtor në shkollën e mesme “Nexhmedin Nixha”.
Mentor Musa, arsimtar i kësaj shkolle tregoi se si po mundohet të koordinoi teorinë me praktikën, që të jetë sa më e lehtë për nxënësit që të ndjekin këtë lëndë.
Mësimdhënësit dhe nxënësit janë të përkushtuar që mësimin ta ndjekin përmes platformave online. Ky proces është duke u monitoruar në vazhdimësi, tregoi Arbënor Pozhegu, Drejtor në shkollën e mesme të ulët “Mazllum Këpuska”.
Vlen të theksohet se në komunën e Gjakovës dhe pse ka pasur rritje në numrin e përgjithshëm të të infektuarëve me COVID-19, në shkolla numri i tyre ka qenë i ulët.