Sulmuesi norvegjez Erlind Haaland është i gatshëm të largohet nga Borussia Dortmundit në fund të këtij sezoni për t’u transferuar në një ekip tjetër.
Mirëpo, për t’iu bashkuar një skuadre tjetër, Haaland ka kërkesa të mëdha. Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Haalandi po kërkon pagë vjetore prej 35 milionë eurosh për t’u transferuar diku tjetër.
Mësohet se kjo kërkesë e tij, ka bërë që skuadrat e interesuara për kartonin e tij, të tërhiqen për shkak të pagës së lartë.
Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka shënuar 33 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.
20-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Salzburgu e Molde kurse interesim për të patën shfaqur Real Madridi, Barcelona, Manchester City, Paris Saint-Germaini e Manchester Unitedi./Koha.net/