Kurti: Institucionet tona sanuan në kohë rekord dëmin në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e sotëm, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, ka thënë se atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar atje.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook. /RTK/

Read Previous

Lothar Matthaus: Interi mund ta mbyllë me dopietë këtë sezon

Read Next

Njësi të KFOR-it e EULEX-it monitorojnë nga afër situatën në Zubin Potokut