Kush është Orges Shehi, trajneri që pritet të marrë drejtimin e Ballkanit

FC Ballkani mbeti pa trajner, pasi dje Artim Pollozhani dha dorëheqje nga ky post, menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ku u mposht nga Rilindja 1974, ekipi i Ligës së Parë, në penallti me rezultatin 10:9.

Dëshpërimi ishte i madh, teksa trajneri mori përgjegjësitë dhe dha dorëheqje, gjë që u pranua nga drejtuesit e Ballkanit.

E klubi i madh kosovar nuk ka humbur shumë kohë dhe duket se e ka gjetur trajnerin e ri, i cili do jetë Orges Shehi nga Shqipëria.

Kush është Orges Shehi dhe cilat janë statistikat e tij?

Shehi është një ish lojtar, tanimë trajner shumë i respektuar në Shqipëri, që ka arritur suksese të mëdha në nivel shtetëror.

Piku i karrierës së Orges Shehit ishte me Tiranën, ku si trajner i ekipit bardheblu arriti të triumfonte në kampionat e Superkupën e Shqipërisë.

Shehi poashtu triumfoi në Superkupë me skuadrën e Skenderbeut. 47 vjeçari gjithashtu u shpall dy herë “Trajneri i vitit” në Shqipëri.

Formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1.

Si trajner ai ka udhëhequr Skenderbeun, Tiranën, Kukësin e Partizanit.

/GazetaBlic Sport/

Read Previous

FIFA do të hapë afatin e tretë të transferimeve shkaku i Kupës së Botës për Klube

Read Next

Faton ​Klinaku për arrestimet: Specialja po bën spektakël