Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 92.93 lekë ose 0.46 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar pozitat me 0.01 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98.33 lekëve.
Në pozita të forta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe franga zvicerane. Monedha zvicerane krahasuar me ditën e enjte, u ngjit me 0.19 lekë dhe këmbehet me 105.81 lekë. Ndërsa monedha britanike këmbehet me 118.56 lekë ose 0.21 lekë më pak se ditën e enjte. /ATSH/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollar Amerikan USD 92.93 -0.46 Euro EUR 98.33 +0.01 Poundi Britanik GBP 118.56 -0.21 Franga Zvicerane CHF 105.81 +0.19 Jeni Japonez (100) JPY 61.71 -0.43 Dollari Australian AUD 59.64 -0.48 Dollari Kanadez CAD 66.19 -0.24 Korona Suedeze SEK 8.55 +0.01 Korona Norvegjeze NOK 8.39 -0.06 Korona Daneze DKK 13.18 0.00 SDR SDR 122.27 -0.41 Ari(OZ 1) XAU 244905.86 -2,447.83 Argjend(OZ 1) XAG 2899.42 -33.18 Juani Kinez (onshore) CNY 12.79 -0.07 Juani Kinez (offshore) CNH 12.78 -0.06 Lira Turke TRY 2.67 -0.02