Pasi rebelët në Siri përmbysën regjimin e presidentit Bashar al-Assad, ndryshime pati edhe në Federatën e Futbollit të Sirisë.
E inkurajuar nga rënia e regjimit, Federata e Futbollit të Sirisë vendosi të ndryshojë ngjyrën e fanellës dhe stemës së kombëtares, e cila nuk do të jetë më e kuqe.
The Syrian national football team officially changed its logo. pic.twitter.com/itKALlvm6x— Globe Eye News (@GlobeEyeNews) December 8, 2024
Kujtojmë se rebelët sirianë pushtuan Damaskun të dielën dhe përmbysën qeverinë, dhe Assad iku në Rusi pas 15 vitesh luftë civile dhe gjashtë dekada sundimi autokratik nga familja e tij.
Menjëherë pas kësaj, Federata Siriane e Futbollit njoftoi se po ndryshonte ngjyrat e fanellave dhe stemës së ekipit kombëtar.
Gjegjësisht, futbollistët sirianë në të ardhmen do të mbajnë pajisje ngjyrë të gjelbër në vend të të kuqes, ndërsa ngjyra e gjelbër ka zëvendësuar ngjyrën e kuqe në stemën e kombëtares.
Përveç pamjes së re të publikuar të stemës, Kombëtarja e Sirisë ka publikuar edhe një foto të disa futbollistëve të saj me fanella të reja, ngjyrë të gjelbër. /Telegrafi/