Derbi i humbur kundër Besiktas së Ciro Immobile e la Fenerbahçen 6 pikë pas liderit të Superligës Turke, Galatasaray. Mërzia brenda klubit është kaq e madhe saqë, nga Turqia, ka që të flasin për largimin e José Mourinhos nëse nuk fiton të enjten kundër Athletic Bilbao në “Europa League”.
Gazetari Ozgur Sancar, korrespondenti turk i “AS”, shkruan: “Të ardhmen e Mou te Fener mund ta vendosë ndeshja kundër Athletic. Me ekipin e tij që është prapa në kampionat dhe tashmë jashtë Kupës së Turqisë, pa kualifikimin në çerekfinalet e ‘Europa League’ do të rrezikonte shumë. Në një situatë të tillë, drejtuesit e Fenerbahce mund të reflektojnë për trajnerin portugez”.
Fenerbahçe në kampionat ka regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, por Galatasaray i Osimhen, Mertens dhe Icardi (tani i dëmtuar) nuk ka humbur asnjë ndalesë. Me 12 fitore, përfshirë 3-1 në fushën e Fenerbahçe, dhe 2 barazime udhëheq Superligën Turke me +6 pikë ndaj rivalëve. /Telesport.al/