Zv. ministri Tafashiku reagon për çmimet e larta të faturave të ngrohjes në Gjakovë

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafashiku, ka ngritur shqetësime lidhur me faturimin e lartë të ngrohjes në qytetin e Gjakovës për muajin nëntor 2024.

Tafashiku ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga rreth 50 qytetarë të komunës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë për çmimet e aplikuara nga ndërmarrja lokale “Ngrohtorja e Qytetit.”

Reagimi i plotë:

“Minimumi sot jam kontaktuar nga afër 50 qytetarë të Komunës së Gjakovës për çmimet e larta të faturimit të Ngrohjes së Qytetit edhe për muajin Nëntor 2024.
Të dashur bashkëqytetarë,
Aplikimi i çmimeve po bëhet nga ndërmarrja lokale ” Ngrohtorja e Qytetit” me njohuri të plotë të Komunës së Gjakovës  si aksionare, Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes.
Edhe një herë, për informatën tuaj, ZRRE (Zyra e Rregullatorit të Energjisë), nuk ka marrë asnjē vendim për ngritje të çmimit.
Aplikimi i këtyre  tarifave të pamenduara, po rrezikon funksionimin e Ndërmarrjes.
Ndërmarrja “Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë është mbështetur me 1.8 milion euro për gjatë 4 viteve nga Qeveria e Republikës, vetëm që qytetarët të janë të lehtësuar në përballjen me sigurimin e ngrohjes.
Kështu që, faturimet e dy muajve të fundit kanë të bëjnë me nivelin e politikave lokale të menaxhimit të inicuar nga Qeverisja Gjini.
Për qytetarët që nuk kanë marrë përgjigje nga Ngrohtorja e Qytetit, i inkurajojmë që të njejtat t’i dorëzojnë në Zyren e Rregullatorit të Energjisë në Prishtinë për trajtim.”, thuhet në reagimin e Tafarshikut. /tvsyrivision/

Read Previous

Pensionistët ankohen për faturat e larta të ngrohjes

Read Next

Vranët dhe me riga shiu, mëngjesi me ngrica