McKennie: Nuk jam i kënaqur nga ky Juventus

Duke folur në prezantimin e projektit bamirës “McKennie’s Magical Youth Mission”, Weston McKennie, mesfushori i Juventusit, i lindur në vitin 1998, ka dhënë një intervistë për “CBS” ku ka diskutuar edhe problemet e ekipit bardhezi:

“Është e vështirë të them se jam i kënaqur. Sigurisht, është fantastike që jemi të pamposhtur në kampionat, por shumë prej ndeshjeve kanë përfunduar në barazim. Po përpiqemi të kuptojmë se çfarë na mungon, çfarë nuk po bëjmë siç duhet.

Shpesh i referohemi mentalitetit tonë për t’u bërë ajo skuadër e madhe që për Juventusin është normalitet, të njëjtit nivel që kemi treguar kundër Manchester City. Duhet ta ruajmë atë standard kur luajmë kundër ekipeve më pak të njohura”. /Telesport.al/

Read Previous

Tuchelt: Do t’ju tregoj se jam trajneri i duhur, kjo vlen edhe për skeptikët

Read Next

Gjermania dhe Franca lëshojnë një tren me shpejtësi të lartë Berlin-Paris