BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, që përfshinë masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze dhe anijeve nga e ashtuquajtura flotës “hije” të Moskës.

Kështu tha Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar sot.

Pakoja e re e sanksioneve shton 52 anije nga flota që përpiqet të shmangë kufizimet perëndimore për të transportuar naftë, armë dhe grurë dhe e çon numrin total të anijeve të listuara në 79.

BE-ja filloi të shtojë në listë këto anije më herët gjatë këtij viti si përgjigje ndaj një rritjeje të numrit të anijeve që transportojnë ngarkesa të cilat nuk sigurohen nga ofruesit e zakonshëm perëndimorë.

Lista përfshinte edhe anijet që dorëzuan municione koreano-veriore në Rusi.

Kufizimet e reja shtojnë 84 individë dhe entitete të reja, përfshirë shtatë persona dhe entitete kineze, si dhe entitete ruse në Serbi, raporton REL.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Gjermania i kërkon Izraelit që të “braktisë” një plan për të dyfishuar popullsinë në Lartësitë e Golanit

Read Next

RCC: Vetëm 39% e qytetarëve e konsiderojnë Ballkanin Perëndimor vend të sigurt për të jetuar