Vazhdon edhe sot seanca në rastin Januzi dhe të tjerët për pranimin e fajësisë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë seanca mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në rastin e Januzit dhe të tjerëve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00.

Poashtu, dje është mbajtur një seancë ku Haxhi Shala e ka pranuar fajësinë e tij dhe marrëveshjen në fjalë, duke thënë se e kupton marrëveshjen dhe se ka biseduar për këtë me avokatët e tij.

Edhe Ismet Bahtijari e ka pranuar fajësinë e tij, për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim. /Klankosova.tv

Read Previous

Rama: Po bashkëpunojmë me Kosovën për unifikimin e teksteve shkollore për diasporën

Read Next

Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord