Putin: Rusia duhet ta kishte pushtuar Ukrainën më herët

Vladimir Putin ka thënë se Rusia duhet të kishte pushtuar Ukrainën më herët, në një fjalim kombëtar që zgjati më shumë se katër orë.

Sipas mediave të huaja, Rusia filloi konfliktin me fqinjin e saj në shkurt 2022 dhe në konferencën e tij vjetore televizive për shtyp, Putin pretendoi se lufta e ka bërë Rusinë “më të fortë”.

Vendimi për të pushtuar “duhej të ishte marrë më herët”, shtoi ai, përpara se Rusia të mund të ishte “përgatitur për të paraprakisht dhe më tërësisht”.

Ai pohoi: “Rusia është bërë shumë më e fortë gjatë dy ose tre viteve të fundit, sepse është bërë një vend vërtet sovran”.

“Ne po qëndrojmë të patundur në aspektin ekonomik, ne po forcojmë potencialin tonë të mbrojtjes dhe aftësia jonë ushtarake tani është më e forta në botë”, tha ai më tej.

Putin gjithashtu gjatë konferencës së shtypit do t’i drejtohej një përfundimi të mundshëm të luftës, pasi ai tha se është “i gatshëm të bëjë kompromis” në bisedimet e mundshme me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump./gazetaexpress/

Read Previous

Asgjësohen mandarinat shqiptare me pesticide

Read Next

Dëbimet e emigrantëve në SHBA