Një person nga fshati Doblibare I komunës së Gjakovës është zhdukur që nga data 13 prill, potencojnë familjarët, transmeton Syri-vision.tv
Ai ishte nisur në ora 9 të mëngjesit në drejtim të Osek Pashkës, dhe nuk është kthyer më. Personi me inicialet G. P është I moshës 68 vjeçare, dhe dorën e djathtë e ka të paralizuar. Në momentin e largimit nga shtëpia ai kishte të veshur një xhaketë të zezë, dhe një kapele të zezë, ose ngjyrë hiri e mbyllët, potencojnë familjarët e 68 vjeçarit. Syri-vision.tv
Ata që kanë informacione për vendndodhjen e 68-vjeçarit mund të kontaktojnë policinë ( 192 – pa pagesë) dhe familjarët e tij (049615397 ose 043945274)