Gati për “Miq në pasdite”

Së shpejti në Syri nis maratonën emisioni më i ri “Miq në pasdite”. Ky format është ideuar të sjellë pranë jush një emision info-argëtues me mysafirë të ndryshëm, tema të larmishme nga aktualiteti, spektri i kulturës, artit, historisë dhe trashëgimisë etj.

Çdo ditë është një mundësi e re, për shoqëri të re që zgjat përgjithmonë, andaj ne duam të jemi miqtë tuaj të pasdites! Dinamika e jetës do të vijë para jush në forma të ndryshme cdo të hënë, mërkurë, të premte duke filluar nga ora 17:30, moderuar nga Albina Varaku.

Mos ndrysho kanal, mbaje tek Syri, sepse ky program ju dedikohet të gjitha moshave!

Read Previous

PDK paralajmëron protesta për të kundërshtuar Qeverinë Kurti

Read Next

​Gjendet i vdekur një person në veri të Mitrovicës, dyshohet se është goditur nga një veturë