Kurti reagon pas sulmit në Magdeburg

Një sulm ka ndodhur të premtën në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Lidhur me incidentin tragjik ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ngushëlloi familjet e prekura nga ky sulm.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.

Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF. Drejtuesi i makinës është arrestuar, teksa dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, shkruan IndeksOnline.

Dëshmitarët raportojnë se automjeti ka hyrë direkt në turmë dhe ka shpërthyer paniku./Indeksonline/

Read Previous

Google kundërshton ofertën e SHBA për të detyruar shitjen e Chrome

Read Next

​Licensohen mbi 900 inxhinierë