Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.
Nuk janë të paktë njerëzit që ja dinë vlerat këtij produkti e ditët e fundit duket se interesi për këtë produkt mrekullibërës kundër infeksioneve bakteriale është rritur ndjeshëm.
Propolis është mrekullibërës për forcimin e imunitetit. Ata që e njohin ja dinë vlerën dhe rëndësinë për shëndetin, sidomos në këto ditë të vështira ku imuniteti i fortë është kryesori në kujdesin që duhet treguar për të shmangur prekjen nga viruset e dëmshme, siç është edhe Covid 19. Në këtë rast, propolis vjen në ndihmë të shëndetit duke mbajtur imunitetin e fortë, çka do të thotë ul shanset e prekjes nga virusi.
Mburojë kundër baktereve dhe infeksioneve
Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm. Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi. Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.
Propolis përdoret duke gëlltitur me pika, me spraj ose në formën e çajit. Fillimisht duhet të përzihet sepse propolisi precipiton në fund të shishes.Përdorimi është 4 ose 5 herë në ditë me 3-4 pika. Mund të aplikohet direkt ose në çaj apo ujë të ngrohtë.
Kujdesuni për shëndetin
Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë të rëndësishëm në rezistencën ndaj viruseve dhe baktereve. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze.
Kujdesuni për shëndetin e veçanërisht për forcimin e imunitetit në mënyrë që organizmi të jetë i fortë në mos prekjen nga infeksionet e rrezikshme sidomos në këtë periudhë kur shëndeti po kërcënohet nga pandemia e koronavirus.
*Për më tepër këshillohuni me një mjek në mënyrë që të merrni propolisin apo suplementët e nevojshëm për një shëndet të mirë.