Ushtria ruse tha se është arritur qëllimi pas sulmit në rajonin e Kharkivit, ku mbi 520.000 banorë kanë mbetur pa ngrohje, pa energji elektrike dhe pa ujë.
Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se sulmi masiv ishte preciz me rreze të gjatë veprimi, derisa shtoi se shënjestër ishin objektet e infrastrukturës energjetike. Qëllimi u arrit. Të gjitha objektet janë goditur.
Sulme masive me disa viktima janë regjistruar edhe në Kursk.
Disa ndërtesa banimi janë goditur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia zgjodhi festën e Krishtlindjes për të goditur mbi popullsinë civile./koha.net/