Ukraina kap një ushtar të Koresë së Veriut

Forcat ukrainase kanë kapur një ushtar të lënduar të Koresë së Veriut i cili ishte dërguar në mbështetje të luftës së Rusisë, ka konfirmuar agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut.

Ushtari besohet se është i burgosuri i parë verikorean i luftës që është kapur që nga dhjetori kur Koreja e Veriut dërgoi forca për ta mbështetur Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Koreja e Veriut ia ka dërguar më shumë se 10,000 ushtarë Rusisë, sipas Kievit dhe Seulit.

Forcat ukrainase kanë thënë se ushtarëve verikoreanë u janë dhënë letërnjoftime të rreme ruse, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar ka thënë se trupat ruse po djegin fytyrat e verikoreanëve të vrarë për të fshehur identitetet e tyre.

Zelensky ka thënë se mbi 3,000 trupa verikoreane janë vrarë ose plagosur duke luftuar në rajonin Kursk të Rusisë./koha.net/

Read Previous

Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë të janarit te Barcelona

Read Next

Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata