Shqipëria do të hap ambasada në katër shtete të tjera

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, theksoi hapjen e disa ambasadave të reja në rajone strategjike si Indonezi, Bosnje-Hercegovinë, Indi dhe Kenia, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për politikën e jashtme të Shqipërisë.

Ai theksoi se këto hapa janë pjesë e angazhimit të Shqipërisë për të zgjeruar praninë e saj ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike me këto shtete.

Ministri Hasani shtoi se hapja e këtyre ambasadave do të kontribuojë në rritjen e mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin, investimet dhe shkëmbimet kulturore.

“Këto hapje ambasadash përfaqësojnë një angazhim të fortë për të zgjeruar praninë e Shqipërisë në rajone strategjike dhe për të ndihmuar në rritjen e mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik. Bashkëpunimi me këto vende do të kontribuojë në diversifikimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në avancimin e agjendës kombëtare të Shqipërisë në arenën globale”, tha Hasani./Telegrafi

Read Previous

Miratohet në Qeveri ndarja e 100 eurove për fëmijë e pensionistë

Read Next

Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet për politikën dhe luftërat