John Obi Mikel: Ja çfarë i duhet Chelsea-t

Ish-mesfushori i Chelsea-t, John Obi Mikel, i ka kërkuar klubit londinez të blejë një tjetër sulmues në merkaton e janarit.

Ai ka thënë gjithashtu edhe se portieri nuk jep shumë garanci.

Cole Palmer dhe Nicolas Jackson janë golashënuesit më të mirë të skuadrës së Maresca-s në këtë sezon.

Anglezi ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa senegalezi ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 19 ndeshje. Megjithatë, Mikel beson se klubit i duhet një tjetër sulmues në ekip. Ai ka thënë në podkastin e tij ObiOnePodcast:

“Na duhet një sulmues tjetër në merkaton e janarit, e kam thënë disa herë këtë. Gjithashtu, proteri më shqetëson”.

Londinezët kanë shumë sulmues në skuadrën e tyre si Christopher Nkunku, Joao Felix, dhe Marc Guiu.

Shtimi i një sulmuesi tjetër në ekip mund të jetë frytdhënës për skuadrën, por do të shtonte gjithashtu edhe dhimbjet e kokës për trajnerin në momentin e përzgjedhjes së formacionit. /Telesport.al/

Read Previous

Shirat e dendur vazhdojnë të shtojnë mjerimin e palestinezëve të zhvendosur në Gaza

Read Next

Superkupa e Italisë: Sot dhe nesër zhvillohen gjysmëfinalet, të hënën finalja