Pesë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme të dimrit që ka prekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa shtete në SHBA kanë shpallur gjendje emergjente si pasojë e stuhisë: Maryland, Virgjinia, Virgjinia Perëndimore, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas.
Stuhia ka shkaktuar anulimin e mbi 2300 fluturimeve, si dhe vonesa në 9000 të tjera. I ftohti i madh dhe ngrica zakonisht ndodh në rrethin e Polit të Veriut.
Të martën rreth 190,000 njerëz nuk kishin energji elektrike në disa shtete ku stuhia kishe shkaktuar dëme, sipas “Poweroutage.us”. Bora dhe stuhia pritet të vazhdojnë gjatë ditës në pjesën veri-lindore të SHBA-së, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA.
Edhe pas qetësimit të stuhisë pritet që ngricat të zgjasin edhe disa javë më tepër./Koha.net