Apple ka thënë se do të përditësojë një veçori të inteligjencës artificiale që ka lëshuar lajme të pasakta në iPhone-ët e saj më të fundit, duke përfshirë dhe lajmin se Luigi Mangione, një njeri i akuzuar për vrasjen e një shefi të sigurimeve amerikane kishte qëlluar veten.
Mangione është gjallë dhe mbahet në një burg në Brookyln.
Kompania e teknologjisë tha se po zhvillonte një përditësim të softuerit që do të sqaronte më tej kur njoftimet e lajmeve ishin në të vërtetë përmbledhje të krijuara nga sistemi Apple Intelligence i kompanisë . Ai tha se përditësimi do të dalë në javët e ardhshme.
“Veçoritë e Apple Intelligence janë në beta dhe ne po bëjmë vazhdimisht përmirësime me ndihmën e reagimeve të përdoruesve. Një përditësim i softuerit në javët e ardhshme do të sqarojë më tej se kur teksti që shfaqet është përmbledhja e ofruar nga Apple Intelligence. Ne inkurajojmë përdoruesit të raportojnë një shqetësim nëse shohin një përmbledhje të papritur të njoftimit”, tha Apple. /Euronews.al/