Kanoset kryeministri Kurti

Një person është arrestuar pasi ka kanosur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi më 7 janar përmes rrjeteve sociale ka thënë se i dyshuari ka kanosur Kurtin. 

I dyshuari është identifikuar në Zveçan. Ai është dërguar në mbajtje. 

“Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./koha.net/

Read Previous

“Ne nuk duam të jemi amerikanë”

Read Next

Agjenda e partive politike në hapje të fushatës zgjedhore