Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.
“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.
Ai triumfoi në balotazhin e së dielës kundër Dragan Primoraq, duke marrë mbi 78 për qind të votave, ndërsa Primoraq mori rreth 22 për qind.
Millanoviç kandidoi nën flamurin e Partisë Social-Demokrate në opozitë, kurse Primoraq nga Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) në pushtet.
Ky rezultat paraqet një nxitje të madhe për Millanoviçin, i cili është kritik i mbështetjes për Ukrainën dhe gjithashtu, kundërshtar i kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, dhe qeverisë së tij. /Albanianpost.com