Arrestohet një person i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Tentim vrasje”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë në Facebook. /Klankosova.tv/

Read Previous

G7: Armëpushimi në Gazë, një zhvillim i rëndësishëm

Read Next

Manifestim në New York për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë