Edi Rama apel emigrantëve: Kthehuni në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot apelin për emigrantët që të kthehen të jetojnë në Shqipëri, ndërsa rikujtoi kostot e jetesës jashtë.

Në podkastin “Flasim”, ku të ftuar ishin Sofo dhe Dhurata që drejtojnë agroturizëm “Tragjasi i Vjetër” rreth 8 kilometra larg Orikumit, Rama mori shkas nga fakti se djali i kësaj familjeje ndodhej në emigrim në Gjermani.

Rama tha se fare mirë ai mund të kthehej dhe t’i bashkohej biznesit familjar, duke siguruar të ardhura më të larta se në emigracion.

Kryeministri foli po ashtu edhe për mundësitë e pagesave që ofron Shqipëria në disa sektorë shërbimi dhe nevojën e madhe për fuqi punëtore.

“Isha me disa sipërmarrës që më thanë se nuk kemi problem fare se sa i paguajmë, por nuk kemi kë të punësojmë. Pastruesja merr 600 euro i çon në shtëpi”, tha Rama.

Ndërkohë Rama tha se në ndryshim nga shumë vende të Europës, 94% e shqiptarëve kanë pronësi mbi banesat e tyre, duke i bërë më pak të prekshëm nga kriza e qirave të larta që po kalojnë këto vende.

“Tek qiratë ne jemi vendi në Europë me pronësinë më të lartë të shtëpive, 94% i kemi pronësi të shtëpive dhe akoma nuk na ka ardhur ajo kriza e madhe e qirave që ka kapur gjithë vendet e zhvilluara. Portugalia, Spanja, Italia në një pjesë të madhe nuk kanë më asnjë mundësi të marrin shtëpi”, shtoi Rama. /ATSH/

Read Previous

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon merr pjesë në seancën gjyqësore për zgjatjen e paraburgimit

Read Next

Lidhja e oqeaneve: Ndërtimi epik i Kanalit të Panamasë