Trump përgatitet të vizitojë Los Angeles

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pohuar gabimisht se Kalifornia mund t’i kishte zbutur zjarret më shpejt nëse nuk do të kishte qenë për ridrejtimin e ujit në Oqeanin Paqësor.

Presidenti po i referohej ujit të menaxhuar në mënyrë federale nga Projekti Central Valley.

Megjithatë, agjencia kryesisht furnizon fermat dhe nuk transporton ujë në Los Angeles.

Ndërkohë, Distrikti i Ujit Metropolitan i Kalifornisë Jugore thotë se ka depo të bollshme për të plotësuar nevojat e rajonit për ujë.

Në orët e para të mandatit të tij të dytë, Trump inkurajoi zyrtarët federalë që të dërgojnë më shumë ujë në Luginën Qendrore të pasur me të korra dhe qytetet me popullsi të dendur në pjesën jugore të shtetit, madje duke kërcënuar se do të ndalojë ndihmën federale për fatkeqësitë, nëse udhëheqësit e shtetit nuk ndryshojnë qasjen e tyre për ujë.

Vitin e kaluar, në platformën e tij Truth Social, ai kritikoi ndryshimin e rrugës së miliona gallon ujë në ditë nga veriu drejt Oqeanit Paqësor, në vend që ta përdorte atë, pa pagesë, për qytezat, qytetet dhe fermat e vendosura kudo në Kaliforni”.

Trump ka sugjeruar që zyrtarët e shtetit “të kthejnë valvulën” për të dërguar më shumë ujë në qytet.

Por furnizimet shtetërore me ujë nuk janë fajtorë për ujëmbledhësit që janë tharë dhe një rezervuar kyç pranë Palisadave të Paqësorit që nuk u mbush./Albanianpost.com

Read Previous

BE-ja mund të ndalojë platformën X

Read Next

Ndryshon lideri në Superligën e basketbollit