Gasper Preqi nga fshati Doblibare të Gjakovës është gjetur pa shenja jete.
I ndjeri ishte zhdukur rreth një javë më parë, ndërsa për gjetjen e tij ishte angazhuar policia dhe personat e vullnetit të mirë.
Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri në profilin e tij në Facebook.
“Po sa mora lajmin per gjetjen e trupit të pajetë, tashmë të ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur që 1 javë. Në emër timin në emër të të gjithë grupit të Vullnetarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve”, ka shtuar ai ndër të tjera.