Man United, Amorim: Morëm 3 pikë, por nuk ishte një lojë e mrekullueshme

Te Manchester United është rikthyer buzëqeshja: Pas fitores në Europa League kundër Rangers dje “djajtë e kuq” mposhtën edhe Fulham falë një goli të Lisandro Martinez. “Është vërtet e rëndësishme që arrim këtë fitore jashtë fushës tonë”, tha trajneri Ruben Amorim.

“Nuk ishte një lojë e mrekullueshme dhe nuk kishte shanse të mëdha. Ne u përpoqëm të luanim lojën tonë, por duhet të përmirësohemi shumë. Në fund e mbajtëm rezultatin dhe fituam, pasi ishte shumë e rëndësishme të merrnim 3 pikët. Falënderoj tifozët që erdhën deri këtu”, shtoi portugezi.

Në lidhje me faktin se skuadra nuk pësoi gol, ai shtoi: “Ky është aspekt shumë i rëndësishëm sepse je më afër fitores kur nuk pëson gol dhe kjo të jep besim. Ne nuk vuajtëm shumë dhe kjo është një shenjë e mirë”.

“Në pjesën e dytë na mungonte pak ritmi dhe fuqia në sulm. Duhet të mbajmë më shumë topin për të pasur më shumë shanse. Ne punojmë shumë për këto detaje. Fitorja na ndihmon të përmirësohemi, ngre moral. Tani duhet të fitojmë ndeshjen e radhës”, u shpreh Amorim. /Telesport.al/

Read Previous

Komuniteti maqedonas kërkon krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë në Shqipëri

Read Next

Pse turizmi hapësinor mund të mos jetë aq i largët sa mendohet