Chelsea po kalon një moment me luhatje në Premier League, pasi londinezët u mundën 3-1 nga kampionët në fuqi të Manchester City. Edhe pse skuadra e trajneri Enzo Maresca shënoi e para “citizens” përmbysën shifrat në pjesën e dytë.
“Ndeshja filloi shumë mirë për ne. Shënuam golin e parë dhe mund të kishim shënuar të dytin dy ose tre herë të tjera dhe loja do të kishte ndryshuar plotësisht. Bëmë disa gabime dhe u ndëshkuam”, u shpreh Maresca.
“Ne përpiqemi të bëjmë biseda me të gjithë lojtarët gjatë javës. Ne po bëjmë përparim dhe jemi më mirë se sa ishim një ose dy muaj më parë. Këto momente të vështira do të na bëjnë më të mirë në të ardhmen”, tha trajneri italian.
“Ky është sezoni ynë i parë këtu, që punojmë së bashku dhe deri më tani po ecim mirë. E dinim që do të vinte ky moment i vështirë, por do ta kalojmë së bashku. Ka shumë lojtarë të rinj dhe pa përvojë, ndaj të gjithë mësojmë”, tha Maresca. /Telesport.al/