Akuzohen për prostitucion tri shtetase të Shqipërisë në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:20 policia e Kosovës ka arrestuar tri femra, shtetase të Shqipërisë.

Të njëjtat dyshohet se kanë kryer mundësim apo detyrim në prostitucion.

“MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION”  

Fushë Kosovë 20.04.2021 – 15:20.  Janë  arrestuar tri të dyshuara femra shqiptare shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se  të njëjtat kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 140 (një qind e katër dhjet) € dhe 4 telefona. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./IndeksOnline/

Read Previous

11 mijë e 756 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Read Next

Mimoza Kusari-Lila ka disa fjalë për PDK-në pas mbishkrimeve fyese ndaj Adelina Graincës