Sot përballen Arsenal dhe Manchester City

Stadiumi Emirates, sot do të jetë vendi ku do të përballen Arsenali dhe Manchester City.

Kjo ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për javën 24-të të Premier Leagues, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

Në fakt, skuadra e Pep Guardiolas, pas disa rezultatesh negative në ligën angleze ka nisur ta marrë vetën dhe nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit duke arritur t’i fitojë pesë prej tyre dhe barazuar në një tjetër.

“Citizens” pas fitores prej 3:1 ndaj Chelseat janë futur në zonën e katërshes dhe mbetet të shihet nëse do të jenë aty edhe pas kësaj loje.

Derisa Arsenal gjendet në vendin e dytë me 47-të pikë, nëntë më pak se lideri Liverpooli.

“Topçinjtë” do të kërkojnë me çdo kusht t’i rrijnë pranë Liverpoolit në luftën për titullin kampion./Klankosova.tv

Read Previous

​18 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

Read Next

​35 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve