Zgjedhjet në Kosovë, Roth: Sot është ditë për shtetin e së drejtës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar për zgjedhjet që po mbahen në Kosovë.

Ai tha se “Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.

“Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të vështirë, sepse disa njerëz e mohojnë sovranitetin e tij. Sot është dita për të zgjedhur demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Thuaj jo nacionalizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar deputeti gjerman në ‘X’. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Rreth 100 prokurorë të shtetit po qëndrojnë kujdestarë për mbrojtjen e votës

Read Next

Zgjedhjet në Kosovë në ‘syrin’ e mediave ndërkombëtare