Anthony Albanese: Australia do të përpiqet të bindë Amerikën që të mos vendosë tarifa

Foto: ABC News/Nick Haggarty

Qeveria australiane do të kërkojë të bindë Shtetet e Bashkuara që të përjashtojnë Australinë nga një grup vendesh që do t’i nënshtrohen tarifave për eksportet e aluminit dhe çelikut, tha kryeministri Anthony Albanese në parlamentin australian.

Ndërsa, ministri australian i Tregtisë Don Farrell deklaroi se eksportet e çelikut dhe aluminit australian në Amerikë ofrojnë “punë amerikane me pagesë të mirë” dhe janë kyçe për interesat e përbashkëta të mbrojtjes, raporton Reuters.

Ministri australian i Mbrojtjes Richard Marles u takua me homologun e tij amerikan Pete Hegseth të premten në Uashington në lidhje me një marrëveshje për pagesën e parë prej 500 milionë dollarësh për blerjen e nëndetëseve amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se planifikon të shpallë këtë të hënë vendimin e tij për një tarifë prej 25% për importet e huaja të çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al

Read Previous

Trump: Kontrolli financiar nga Elon Musk do të zbulojë abuzime në Pentagon

Read Next

Kryeministri britanik Starmer shkarkon ministrin e Shëndetësisë pas komenteve në WhatsApp