Liverpool pësoi një eliminim shokues nga FA Cup, pasi u mund 0-1 nga modestët e Plymouth, skuadër e Championship. Trajneri i të “reds” Arne Slot thuajse aktivizoi skuadrën e dytë edhe pse në fushë luajtën Diogo Jota e Luis Diaz.
Slot, duke folur për Sky Sport, shfrytëzoi rastin për të nënvizuar se kjo është arsyeja që në këto raste ai tenton të bëjë kaq shumë rotacion. Sipas tij, ata që luajnë pak minuta, kanë dalë nga ritmi i duhur.
“Ata që luajtën në këtë ndeshje duhet të aktivizohen më shumë, pasi kanë humbur ritmin e duhur. Ata që luajtën dje kanë nevojë për intensitetin e një loje. Kanë luajtur vetëm ndaj PSV dhe dje, duke u mundur për fat të keq”, tha Slot.
“Këta lojtarë kanë nevojë për ritëm të lojës, ndaj duhet të luajnë më shpesh. Ishte e qartë se disa prej këtyre lojtarëve me të vërtetë kanë nevojë për lojëra të tilla për të qenë gati për tre muajt e fundit të sezonit”, tha Slot. /Telesport.al/