Një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.
Policia njofton se pas mosmarrëveshjes në trafik, një person kishte goditur me veturë një tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje në trafik pasi e kishte goditë me veturë viktimën mashkull kosovar, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, vijon njoftimi i policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/