Zelensky: Lufta në Ukrainë ka kushtuar 320 miliardë dollarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kostoja e luftës në Ukrainë deri më tani është 320 miliardë dollarë.

Po ashtu ai ka thënë se Kievi dhe SHBA-të kanë numra të ndryshëm për këtë.

Sipas tij, rreth 120 miliardë dollarë kanë ardhur nga taksapaguesit ukrainas dhe 200 miliardë dollarë nga SHBA dhe BE.

SHBA ofroi 67 miliardë dollarë armë si dhe mbështetje buxhetore, ka thënë ai.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë më parë se SHBA kërkon ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve minerale të tokës të rralla nga Ukraina në këmbim të mbështetjes së saj të vazhdueshme.

“Nuk janë 500 miliardë dollarë – kjo nuk është një bisedë serioze”, ka theksuar Zelensky. /Albanianpost.com

Read Previous

Përplasja e helikopterit në SHBA, Trump shkarkon qindra punonjës të aviacionit!

Read Next

“Independent”: Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar