Meksika kërcënon të padisë Google për emërtimin e Gjirit të Meksikës

Meksika po përgatit një padi të mundshme kundër Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës.

Google ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin Amerikan, për përdoruesit e Maps në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Përdoruesit në Meksikë ende e shohin emrin Gjiri i Meksikës, ndërsa të gjithë ata jashtë këtyre dy vendeve i shohin të dy emrat.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, vuri në dukje të hënën se vendi do të kërkojë drejtësi në gjykatë nëse Google nuk i kthen këto ndryshime në gjendjen e tyre origjinale.

Google e mbrojti vendimin e saj për ndryshimin e emrit me qëndrimin se thjesht po ndjek një politikë të kahershme të ndryshimit të hartave, pa asnjë përkatësi politike, dhe kjo vlen për të gjitha rajonet.

Donald Trump, me ardhjen në detyrë, urdhëroi të riemërtojë. Sistemi i Informacionit të Emrave Gjeografikë të Shteteve të Bashkuara përditësoi zyrtarisht emrin e gjirit javën e kaluar. /Telegrafi/

Read Previous

Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Read Next

Zbulohet numri i makinave elektrike të shitura në mbarë botën në janar