Rusia ka lëshuar 161 dronë në drejtim të Ukrainës, si pjesë e një sulmi ushtarak brenda natës, ka deklaruar Ushtria e Ukrainës të enjten, raporton BBC.
Sipas njoftimit të ushtrisë, dronët kanë shënjestruar infrastrukturën kritike në rajonin verilindor të Kharkivit, dhe një “predhë e kontrolluar” ka goditur gjithashtu hyrjen e një ndërtese civile në Kherson, duke shkaktuar viktima.
Ministri i Energjisë së Ukrainës, German Galushchenko, ka thënë se sulmet ruse kanë dëmtuar kapacitetet prodhuese të gazit.
“Qëllimi i këtyre sulmeve kriminale është që të ndalojnë prodhimin e gazit, që nevojitet për të plotësuar kërkesat e qytetarëve për ngrohje”, ka shtuar ai./koha.net/