Procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka përfunduar, derisa vetëm një vendvotim ka mbetur i paprocesuar nga gjithsej 2,533 sosh.
Ky vendvotim i fundit është në komunën e Mitrovicës, ku deri tani janë procesuar 104 nga 105 vendvotime.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) (përditësuar në orën 23:32), pas përpunimit të 99.96% të votave nga numërimi në qendrat komunale, rezultatet paraprake janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 40.90% të votave
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 22.03%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 17.64%
Koalicioni AAK-Nisma me 7.46%
Në bazë të këtyre përqindjeve (pa votat e diasporës ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta), shpërndarja aktuale e ulëseve në Kuvend është si më poshtë:
Vetëvendosje – 47 ulëse
PDK – 25 ulëse
LDK – 20 ulëse
AAK-Nisma – 8 ulëse
Komunitetet – 20 ulëse
Përditësimi i fundit i rezultateve pritet pas përpunimit të vendvotimit të fundit në Mitrovicë.
KQZ ka njoftuar se votat nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojnë të numërohen nga jave tjetër./Telegrafi/