Dëshmitari i Speciales, Ismet Tara ka refuzuar të flasë dhe t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë me kërkesën e shqyrtimit të një dokumenti.
Pasi prokurorja ia prezantoi disa dokumente, Tara tha se nuk janë ato që ai po kërkon duke potencuar se është dokument i vitit 2019.
“Asnjë pyetje nuk i përgjigjem derisa të paraqitet dokumenti. Dyshimi im është që kjo është gjykatë e korruptuar. Nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje”, tha Tara.
Gjyqtari ia bëri me dije se Tara mund të gjobitet për mosbindje ndaj urdhrave të gjykatës.
“Nuk po ndiqni rregullat ju lutem heshtni, përgjigjuni po ose jo, mund të gjobiteni për mosbindje ndaj gjykatës”, deklaroi gjykatësi.
“Edhe po të vritem nuk flas më pa mu prezantuar dokumenti”, theksoi komandant Hoxha.
Ndërkohë gjyqtari kërkoi që të shkojnë në pauzë 30 minutshe. /Insajderi.org
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.