“Në Kosovë janë mbi 4 mijë përdorues të përhershëm të karrocës”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës e cila shënohet nesër, do të realizohet aktivitet me moton “Asgjë pa rrota” dhe, po ashtu, disa aktivitete të tjera.

Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në “Handikos”, ka theksuar se në Kosovë janë mbi 4 mijë përdorues të përhershëm të karrocës e që, sipas saj, “është shumë e nevojshme të kemi ambiente të qasshme në vend sepse, përkundër përpjekjeve tona, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë të diskriminuar në lëvizje të lirë dhe të mos kenë qasje sipas standardeve në ambiente publike”.

 “Ne e kemi ligjin i cili përcakton qartë standardet që duhet të jenë për qasje infrastrukturore nëpër ambiente publike, mirëpo plotësohet plotësisht nga institucionet publike apo private”, ka theksuar Misini.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se në vazhdimësi theksojnë se do të duhej të bëhej ndryshimi i këtij ligji në mënyrë që të vendosen masa ndëshkuese. “Sado që bëjmë ftesë e fushata vetëdijesuese, mendojmë që çdo shoqëri ka nevojë për masa ndëshkuese”, tha ajo.

 “Ndër të tjera, kjo ditë ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin më të madh të shoqërisë rreth rolit të karrocës, përdoruesve të karrocës, promovimit dhe dukshmërisë të karrocës”, shtoi Misini. /RTKlive

Read Previous

Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat ndaj Manchester City

Read Next

ASK: Ritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplanë