Sot luhen dy përballje interesante në Superligën e Kosovës në futboll

Sot (e shtunë) janë në program për t’u luajtur dy ndeshje të Albi Mall Superligës së vlefshme për javën e 22-të.

Xhiro e 22-të fillon sot me dy ndeshje, ndërsa dy tjera zhvillohet të dielën dhe e fundit të hënën.

Ndeshja e parë e rëndësisë të veçantë ditën e sotme është ajo në mes të Suharekës dhe Gjilanit, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.

Në ndeshjen tjetër, por jo më pak të rëndësishme luajnë Feronikeli ’74-Dukagjini, në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Të dy përballjet është paraparë të fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

Read Previous

Audi prezanton një A5 të ri

Read Next

​Paralajmërimi i MKRS-së për ngrirje të buxhetit